
E diela e parë e vitit të ri 2024, sjellë para ekraneve emisionin e parë “Kampionët” me një super panelë.
Analistit tonë të përhershëm, Bekim Isufit, në studio i janë bashkuar edhe Muhamet Dragusha, Tahir Lushtaku, Bekim Shotani dhe Qëndrim Kida.
Në diskutim e sipër, Bekim Isufi ka një këshillë për lojtarët e Superligës që debutuan me fanelën e Kosovës.
“Lojtarët e Superligës që po kalojnë në formë shumë të mirë në këtë sezon, mendoj se duhet të bëjnë hapin e madh në karrierë gjatë merkatos së verës” – tha ai.
Disa emra janë lakuar se do të largohen gjatë kësaj merkatoje dhe asaj të verës, me shumë lojtarë të Ballkanit e Llapit që synojnë Evropën që nga sezoni i ardhshëm.