Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bekim Isufi shpreson në suksesin e Franco Fodas te Kosova

Gazeta10
18 February 2024 - 22:49

E diela sjellë emisionin “Kampionët” në ekranet e shikuesve.

Për të folur rreth selektorit të ri të Kosovës e Superligës, të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Muhamet Dragusha, Artan Osmani dhe Taulant Dajaku.

Në lidhje direkte është i ftuar edhe Muharrem Sahiti, drejtor i kombëtares së Kosovës.

Analisti i përhershëm i emisionit “Kampionët” tha se beson në suksesin e Franco Fodas te kombëtarja e Kosovës.

“Është një trajner me dëshirë të madhe, me potencial, nuk është pak të kualifikojë Austrinë në kampionatin evropian, por mbetet të shihet” – tha ai.

Ai tutje foli edhe për kombëtaren e Kosovës dhe për vetë futbolldashësit në Kosovë.

“Këtu në kombëtaren e Kosovës, Foda ka një grup të mirë të lojtarëve. Ne jemi euforik, presim që të kemi një trajner që ka shkopin magjik, mirëpo me mundësitë e brendshme, zgjedhja është e duhur” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.