Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bekim Jashari: Gjyshi punoi si mësues dhe ra pikërisht në Ditën e Mësuesit

Gazeta10
07 March 2023 - 15:24

Djali i heroit të kombit, Hamëz Jashari, Bekim Jashari ka kujtuar gjyshin e tij, Shabanin, i cili ishte një nder mësuesit e parë në Drenicë.

Jashari ka shkruar se baba Shaban ia kushtoi një jetë të tërë edukimit të brezave si mësues dhe ra heroikisht pikërisht në Ditën e Mësuesit me 7 Mars.

“Festën e mësuesit nipat e mbesat ia festonim për çdo vit por në 7 marsin e  vitit 1998 ai e mori dhuratën më të çmuar duke e marrë epitetin hero i Lirisë”, shkroi tutje Jashari.

Ai në fund ka uruar mësimdhënësit për 7 marsin duke shkruar se ashtu siç ndriçoni rrugën e fëmijëve e të rinjve tonë ashtu qoftë jeta juaj çdo herë! /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.