
Televisioni i gazetarëve Kanal10 do të ofrojë program të pastër muzikor për festën e Vitit të ri.
Shumë artistë do t’iu argëtojnë përmes ekranit të Kanal10.
Në mesin e shumë artistëve është edhe këngëtari Bekim Kumanova.
Me një zë magjepsës, ai do të ju shoqërojë gjatë netëve të festës së fundvitit, raporton Gazeta10.
Ai atmosferën do ta ndezë me këngën ‘Një pikë loti’.
Ju bëni gati pijet e mishin, e për atmosferën në shtëpitë e juaja do të kujdeset Kanal10.
Qëndroni me televisionin tonë./Gazeta10