
Emisioni “Kampionët” rikthehet edhe këtë diel, me dy pjesë.
Në pjesën e parë do të flitet rreth kombëtares së Kosovës dhe debutimin e saj nën urdhërat e Franco Fodas.
Në studio të pranishëm janë: Bekim Shotani, Behar Maliqi, Blendi Memaj dhe Granit Tërstena.
E trajneri Bekim Shotani kishte disa fjalë për selektorin e ri të kombëtares së Kosovës, Franco Fodan.
Shotani u shpreh skeptik rreth trajnerit gjerman.
“Ardhja e trajnerit të ri nuk solli ndonjë risi në mënyrën e lojës së Kosovës, mund të them se nuk u vërejt ajo ‘dora e hekurt’ e një trajneri gjerman” – tha ai.
Trajneri i mirënjohur kosovar kishte dyshimet e tij edhe rreth listës së Kosovës për ndeshjet e marsit.
“Përveç aspektit taktik, unë mendoj se edhe lista nuk ishte bërë e gjitha nga Franco Foda, duket se ka pasur ‘ndërhyrje’ nga jashtë” – përfundoi ai.