
Belux Paper Cups po merr pjesë në edicionin e dhjetë të panairit Triestespresso Expo 2022.
Triestespresso Expo është ngjarja më kryesore për profesionistët në industrinë e kafesë, transmeton Gazeta10.
Panairi ndërkombëtar është organizuar në qytetin e Trieste të Italisë, e që njihet edhe si Kryeqyteti i Kafesë.
Panairi ka filluar më datën 27 tetor dhe do të mbarojë më 29 tetor, e që është mundësi tejet e mirë për operatorët ndërkombëtarë që të dëgjojnë sesione kushtuar edukimit dhe inovacionit të nivelit të lartë./Gazeta10

