
Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka ndërmarrë masa për parandalimin e garave ilegale të shpejtësisë me automjete, si pjesë e angazhimeve për rritjen e sigurisë në komunikacion.
Sipas Policisë, gjatë kontrolleve dhe veprimeve operative është arritur të parandalohen gara të shpejtësisë në rrugët e qytetit të Gjakovës. Si pasojë, ndaj dy shoferëve janë shqiptuar masa ndëshkuese në përputhje me Ligjin për Trafikun Rrugor.
Dy shoferët janë dënuar me nga 500 euro gjobë, 5 pikë negative, si dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për 12 muaj.