Gazeta10

Beqa ia kujton Kurtit ‘të bëmat’ kundër Asociacionit: Ia ndryshoi imazhin Republikës

Shtet brenda shtetit, kjo është mënyra se si deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa e sheh krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, shkruan Gazeta10.

Beqa ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti se për Asociacionin që tani ia ndërroi emrin në Vetëmenaxhim, ka djegur institucione, kanë ikur njerëz nga Kosova, e mbi të gjitha kanë vdekur si shkak i kësaj marrëveshje.

Për këtë Asociacioni që tani po i thotë Vetëmneaxhim z.Kurti i ka kallë institucionet e shtetit, ka humbur jetë të njerëzve, të qytetarëve të Kosovës, kanë ikë njerëz jashtë vendit duke e pa situatën, ja ka ndërruar imazhin e Republikës së Kosovës. Të njëjtën kohë vetëm ja ndërron emrin dhe thotë se është mirë situata e thotë që s’e pranojnë Asociacionin, por vetëmenaxhimin.”, deklaroi Beqa në “Politiko”.

Draft-statutin e 2 majit, Beqa e ka cilësuar si diçka që do ta ndërroj hartën e Kosovës.

Nëse e lexojmë Vetëmenaxhimin dhe atë draftin që ka qenë apo opinion i Gjykatës Kushtetuese është shumë më shumë se Asociacion. Ky po krijon shtet në shtet, autonomi për serbët në Republikë të Kosovës. Mendoj që draft-statutit të Asociacionit dhe problemi i Kishës Ortodokse e ndërron hartën e Kosovës në kuptimin e pamjes. Nuk mundesh me i ikë Kishës sepse e ke temë.”, tha ai.

Së fundi, ai ka thënë se Ekipi Menaxhues është dashur shumë më herët të shkarkohet jo pasi ta bëj punën e tij

Kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë me 2 maj u takuan në Bruksel, ku u paraqitën dy draft-statute për krijimin e Asociacionit, njëri nga Ekipi Menaxhues që nuk u pranua nga Kosova dhe tjetri nga kryeministri i vendit, Albin Kurti që e quajti draft-vizion, i cili ishte i bazuar në modelin kroat./Gazeta10

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut