
Gazetari Ridvan Berisha musafir në emisionin e mëngjesit “Dita e re” ka komentuar zhvillimet dhe ndyshimet në Radio Televisionin e Kosovës (RTK).
Ai tregoi se Vetëvendosja pasi ka ardh në qeverisje ka përdorur një gjuhë të vrazhdë ndaj punëtorve të cilët ishin në RTK, raporton Gazeta10.
“Vetëvendosja ka vepruar qorrazi duke i përzënë njerëzit nga puna kinse në emër të ligjit, koston për largimin e 300 puntorëve do ta pagujë RTK e pse jo edhe ata vetë, në ndjekjet penale që mund të bëjë unë ose kushdo qoftë tjetër, dua ta theksojë se tani RTK-ja ka një ambient toksik, demotivues ka një ambient frikësues fatëkeqsisht”, tha ai për Kanal10.
Berisha shton se RTK-ja tanimë është duke e luajtur rolin e ngulfatjes së media.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10