Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha i PDK-së: Do të ishte çmenduri nëse Serbia e sulmon Kosovën – Do të përballej me bombardimet e NATO-s

Gazeta10
03 Korrik 2024 - 20:27

Paralajmërimet e kryetarit të Kuvendit Glauk Konjufca se në Serbi po ushtrojnë qindra njerëz për ta sulmuar Kosovën, kanë nxitur reagim në vend.

Për këto paralajmërime në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka folur ish-ushtaraku i UÇK-së, Hisen Berisha.

Ai ka thënë se ambiciet e Serbisë për të sulmuar Kosovën nuk do të shuhen asnjëherë, raporton gazeta10.

Megjithatë sipas tij, Serbia nuk do të këtë guxim për ta sulmuar Kosovën.

“Sepse sulmi i Serbisë mbi Kosovën do të thotë sulm mbi NATO-n. Nuk besoj që Serbia është në atë nivel të çmendurisë qe të sulmojë një tokë që monitorohet dhe kontrollohet nga NATO. Sepse reagimi i NATO-s nuk do të jetë turp me trup me forcat serbe, por do të jetë sulm me avionë dhe Serbia e ka provuar sulmin e NATO-s në vitin 1999 dhe nuk besoj që Vuçiq tani do ta qojë popullin e vet në këtë deregje”, ka thënë Berisha.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.