Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha: Me mbetë akuza ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’, dënohet pavarësia e Kosovës

Gazeta10
10 September 2026 - 21:25

Veterani dhe ish-deputeti Hysen Berisha duke folur për akuzën e Hagës për ish-krerët e UÇK-së ka deklaruar se nëse ajo mbetet “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, atëherë me të dënohet edhe pavarësia e Kosovës.

Ai këto komente i bëri në emisionin debatues në POLITIKO në Kanal 10.

Sipas tij, është e vërtetë se 16 shtatori është një ditë kulmore në Kosovë, por nuk do të thotë se këtu përfundon procesi juridik, duke shtuar se çka nëse ka një vendim pafajësie por çka nëse ka edhe një vendim fajësie.

“Prandaj në secilin variant, nëse baza e akuzës mbetet “ndërmarrja e përbashkët kriminale” atëherë dënohet pavarësia e Kosovës ngase derivat i saj është lufta, pavarësia dhe shtetësia e Kosovës”, tha Berisha mes tjerash në POLITIKO.

Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZETA10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.