
Ish-i burgosuri politik, Sadik Zeqiri, ka bërë thirrje për qetësi dhe vigjilencë në prag të vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zeqiri tha se, në rast të nevojës, qytetarët duhet të protestojnë, por protestat, sipas tij, nuk duhet të shndërrohen në dhunë apo të çojnë në destabilizimin e vendit.
“Ne duhet të bëjmë protestë, por jo ta kallim vendin, sepse Kosova ka nevojë për qetësi. Ne duhet të ofrojmë kundërargumente ndaj akuzave”, tha Zeqiri.
Ai në Politiko theksoi se duhet të merret parasysh edhe skenari më i keq i mundshëm.
“Ne duhet ta mendojmë edhe anën tjetër, të keqen e mundshme, por të jemi vigjilentë, të mos lejojmë të destabilizohet vendi”, u shpreh Zeqiri.