Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Berisha: NATO nuk njeh më asnjë ushtri të Jugosllavisë siç pretendon Vuçiqi

Gazeta10
15 December 2022 - 23:28

Sipas deputetit të PDK-së, Hisen Berisha, presidenti serb Vuçiq përmes kërkesës drejtuar KFOR-it për kthimin e trapave ushtarake serbe në Kosovë, po e bën vetëm sa për konsum politik të tij.

‘NATO nuk njeh më asnjë ushtri të Jugosllavisë, siç po pretendon Vuçiqi duke ju referuar marrëveshjes së 1999-ës. Asnjë institucion që është pre e ndonjë vepre gjenocidiale ndaj tyre, s’mundet me gjetë asnjë organzim shqiptarësh që kanë plane vrasjesh ndaj serbëve. Serbia ka të drejt me bë kërkesë, mirëpo cështja është se cfarë qëndrimi do të mbajë NATO rreth kësaj. Këtë kërkesë e shoh në dy dimensione, në qëllimin politik të brendshëm që ka Serbia dhe në aspektin e politikës së jashtme se cfarë tenton të realizoj”, tha Berisha në Prime Time.

Sipas tij, Serbia po pretendon që edhe një herë t’i kthehet marrëveshjes së Kumanovës, aty ku edhe kapitulloi si një shtet./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.