Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Berisha: Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë

Gazeta10
08 December 2022 - 14:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, duke komentuar sulmin ndaj tij, ka thënë se një person mund të gjuhet, mund edhe të vritet, por kauza nuk vdes kurrë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se do të faktohet shpejt Edi Rama dhe se kauza e tyre do të triumfojë.

“Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet, mund të vritet, por kauza nuk vdes kurrë. Ne do e faktojmë shpejt Edi Rama se kauza jonë do triumfojë. Se Shqipërinë nuk ta japim kurrë, se lirinë nuk ta japim kurrë, se votën e lirë nuk ta japim kurrë! Ata që kanë luftuar pushtuesit në histori, i kanë luftuar me moton ja vdekje, ja liri, ne do i luftojmë me moton: jetën e japim, votën nuk ta falim. Mjerë ti që ke prekur votën tonë!”

Më tej, ai ka thënë se PD po fillon fazën e dytë të revolucionit dhe se është duke u përballur me një armik.

Më tej, Berisha ka thënë se koha dhe liria ftojnë për aksion dhe sakrificë.

 “Ju mbyllni këtë Kuvend të mrekullueshëm, PD mbylli primaret. Fillon faza e dytë e revolucionit, përballja me këtë armik, me këtë pushtues që ushtron gjenocid mbi Shqipërinë dhe shqiptarët. Koha në fton: aksion, aksion dhe vetëm aksion. E keni të qartë se liria na fton: sakrificë, sakrificë dhe vetëm sakrificë. Unë jam i bindur se ju e keni të qartë, se çfarëdo të bëjmë ne për Shqipërinë, ajo bën 100 herë më shumë për ne, prandaj ne do i dalim zot asaj. Ju uroj suksese nga zemra këtij Kuvendi dhe pres me padurim të madh të dalim së bashku në sheshin e betejës në emër të lirive tona, të dinjitetit shqiptar”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.