
Avokati Besnik Berisha – ka thënë se nuk është hera e parë që 11-vjecarja, e cila është përdhunuar nga pesë persona, është viktimë.
Sipas Berishës, e njëjta ishte raportuar si e humbur në qershor të këtij viti, raporton Gazeta10.
“Vajza nuk është hera e parë që është viktimë. E kam konsiderua trajtimin e saj skandal. Besoj që mbajtja e saj në strehimore nuk i kontribuoon socializimit dhe rehabilitimit nga traumat e saj”, ka thënë ai.
Më tej, Berisha ka treguar detaje se si Policia e Kosovës ka dyshuar që e njëjta është viktimë e trafikimit.
“Një situatë që ka ndodhë në qershor të këtij viti, është deklaruar e humbur, nga nëna e saj. Policia e ka gjetë të nesërm në një nga rrugët e qytetit të Prishtinës. Po flasim për viktimën e njëjtë. Policia ka pasë arsye që vajza është viktimë e trafikimit.“, ka thënë ai./Gazeta10