Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha për takimin në Bruksel: Katër skenaristët e sulmit të 24 shtatorit janë përball njëri-tjetrit, për të shpëtuar vetën e tyre

Gazeta10
26 June 2024 - 18:37


Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar takimin e sotëm mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

Berisha në emisionin Raport të Kanal 10, deklaroi se takimi mes tyre është thjeshtë për të treguar se janë gjallë.

“Përderisa po flasim për një stad të dialogut,ku dy ndëmjetësit e BE-së që sipas besimit tim në këtë ndërmjetësim kanë dështuar në çështjen e Kosovës dhe ndërmjetësimin në dialogut Kosovë-Serbi, tani nuk mund të flitet me nota opitmiste sepse së po arrihet diçka, është thjeshtë një tendencë për të treguar se ne jemi këtu, jemi gjallë për ta mbuluar dështimin”.

Tutje, Berisha tha se Borell, Lajqak, Kurti dhe Vuçiq janë katër skenaristët e sulmit të 24 shtatorit që tashmë po përpiqen të shpëtojnë vetën e tyre.

“Me një deklaratë të Borelli, i cili shkon tërësisht nga procesi dhe tendecat e Lajçakut për të mbetur në skenë, ai u mundua ti demantoj qendrimet e qeveritarëve të Kosovës se nuk e kem pranuar asnjëherë statutin. Dhe ajo doli ti demantoj siç ka demantuar shumë herë qëndrimet e mashtruesit, duke iu thënë se kësaj radhe ju e keni pranuar më 21 tetor”…

“4 Skenaristët e e sulmit të 24 shtator janë dy ndërmjetësit evropian dhe dy përfaqësuesit e dy shteteve Kosovë Serbi, që sot janë përball njëri tjetri për të shpëtuar vetën e tyre nga dështimi”./Gazeta10.

https://www.youtube.com/watch?v=U1QXCmcRBVQ

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.