Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Rama, raporton Gazeta10.
Ai ka bërë me dije se nga dëshpërimi me qeverinë aktuale mijëra shqiptarë po largohen nga Shqipëria.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ofruar statistika interesante të ikjes së shqiptarëve.
Sipas tij, vetëm në dekadën e fundit janë larguar afro një milion shqiptar.
Ai ka treguar se tani në Shqipëri më shumë njerëz vdesin sesa lindin.
“Largimi rekord i 934 mijë shqiptarëve brenda 10 vjeçarit të fundit vetëm në hapsirën e Shengen-it , krahas faktit tragjik se sot vdesin më shumë shqiptarë sesa lindin, është prova më e fortë e një axhende të qartë shpopullimi, anti-familje dhe anti-kombëtare. Këto shifra janë dëshmi e asaj çka mund të quhet pa asnjë hezitim, një spastrim genocidal pasi aty ky familja tkurret, aty kombi shuhet!”, ka shkruar Berisha, pasi është takuar me deputeten e parlamentit të Austrisë, Gudrun Kugler./Gazeta10