Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha: Sulmet e Hamasit ndaj Izraelit e kanë edhe mbështetjen ruse

Gazeta10
07 October 2023 - 17:54

Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se sulmet terroriste të Hamasit, të sponsoruara direkt nga Irani nëpërmjet organizatës terroriste Hezbollah kundër Izraelit, padyshim e kanë edhe mbështetjen ruse.

Berisha thotë se ky akt agresioni mbi Izraelin u bë edhe për të zhvendosur vëmendjen e botës nga agresioni rus kundër Ukrainës.

“Sulmet terroriste të Hamasit, të sponsoruara direkt nga Irani nëpërmjet organizatës terroriste Hezbollah kundër Izraelit, padyshim besoj se e kanë edhe mbështetjen ruse. Akt agresioni direkt mbi Izraelin për të zhvendosur vëmendjen e botës nga agresioni rus kundër Ukrainës.
Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima e më shumë paqe, Izraeli nuk do të rrijë idiferent për të shpartalluar Hamasin e Hezbollahun, organizata këto terroriste që paraqesin rrezik sistematik për humbjen e jetës së njerëzve!
Paqe!🇽🇰🕎🇮🇱”, shkruan ai.

Grupi terrorist i Hamasit mori përgjegjësinë për sulmin e befasishëm sot ndaj Izraelit.

Ndërkohë, Izraeli ka nisur një kundërsulm ndaj caqeve të militantëve palestinezë. Deri më tani raportohet për qindra viktima te të dyja palët. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.