Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha thotë se Kurti po rrëshqet kah tradhëtia, ka mbajtur qëndrime kundërshtuese (VIDEO)

Gazeta10
05 November 2022 - 18:05

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po rrëshqet kah tradhëtia dhe se ai po mban qëndrime kundërshtuese në raport me procese ndërkombëtare, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se të gjitha proceset që ai i ka kundërshtuar kanë qenë nën asistencën e ndërkombëtarëve.

“Kanë mbajtë qëndrim kudështrues ndaj të gjitha proceseve politike që janë zhvilluar në vend dhe që kanë qenë nën asistencën e partnerëve ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se këto procese janë udhëhequr nga njerëz që kanë vizion, dhe janë arkitekt dhe ideator të Kosovës.

“Këto procese nuk i kanë udhëhequr njerëz dosido por kanë qenë do burra që kanë pasur dhe vizion dhe janë arkitiket dhe ideator të një shteti të Kosovës”, ka thënë ai.

Ai këto komente i bëri teksa komentonte zhvillimet e fundit në vend.

Kujtojmë se pasditen e sotme Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.