Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Berisha zbulon detaje tronditëse për vrasjen e Arlinda Zekajt: U ekzekutua 20 sekonda pasi u nda nga policia

Gazeta10
25 November 2026 - 22:44

Avokati Besnik Berisha ka dhënë detaje të rënda lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, sonte në emisionin “Adresa” në Kanal10.

Berisha ka deklaruar se Arlinda Zekaj është ekzekutuar vetëm 20 sekonda pasi ishte ndarë nga policia.

“Arlinda ishte ekzekutuar vetëm 20 sekonda pasi ishte ndarë nga policia. As një minutë nuk kishte kaluar, sapo kishte hyrë në derën e shtëpisë, kur u ekzekutua në mënyrën më tinëzare dhe më të tmerrshme, me sopatë, para syve të nënës së saj, e cila ishte dëshmitare e kësaj ngjarjeje tragjike.”

Sipas Berishës, vrasja dyshohet se ishte porositur nga ish-bashkëshorti i viktimës, i cili në atë kohë ndodhej në burg.

 

“Vrasja u porosit nga ish-bashkëshorti, ai e pa live në telefon nga burgu”, është deklaruar në lidhje me pretendimet e avokatit.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.