
Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, ka kërkuar nga Komisioni Hetimor për Menaxhimin e Energjisë që mjetet e dedikuara për ardhjen e tij të dhurohen për një familje me nevojë.
“Jo ambasador, nuk mundemi sepse janë të dedikuara”, ka thënë Selmanaj.
Gjatë intervistës Berishaj ka mohuar çdo lidhje me skandalin për të cilin kishin raportuar mediat sllovene duke raportuar se “ai ka pranuar 600 mijë euro nga kompania GEN”.
Por Berishaj e ka pranuar që ka qenë këshilltar i GEN deri në vitin 2019.
Ai ka refuzuar çfarëdo komunikimi me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurit dhe ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në lidhje me çështjen energjetike.
Berishaj po ashtu tha se do të kërkojë drejtësi për siç tha ai “shpifjet ndaj tij”./Gazeta10