Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bërnabiq: Më mirë bisedime për një mijë vjet, sesa konflikt për një ditë

Gazeta10
25 November 2022 - 17:38

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se më mirë është të dialogohet për një mijë vjet sesa të ketë konflikt për një ditë, raporton Gazeta10.

Më tej, ajo ka thënë se po përpiqen për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin.

“Më mirë të kemi bisedime për një mijë vjet, sesa konflikt për një ditë. Paqja është gjëja më e rëndësishme dhe ne do të vazhdojmë të avokojmë për dialog, bisedime, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha kryeministrja, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Bërnabiq ka thënë pas takimit me ambsadorët e vendevt të BE-së se kanë diskutuar për tri tema e ndër të tjera edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Pas takimit me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, Brnabiq tha se sot kanë biseduar për tri tema themelore – dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përafrimin e politikës së jashtme të Serbisë me BE-në dhe reformat, ndër të cilat më e rëndësishmja është në këtë fushë. të shtetit të së drejtës”. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.