Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bërnabiq: Ngritja e gadishmërisë së policisë dhe ushtrisë është bërë që të reagojmë nëse sulmohemi  

Gazeta10
27 December 2022 - 13:20

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se ngritja e gadishmërisë së policisë dhe ushtrisë është bërë për mbrojtje, raporton Gazeta10.

Bërnabiq ka thënë se Kurti me sjelljen e tij dëshiron që të mos ketë asnjë serbë në Kosovë.

“Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka theksuar sot se ngritja e gatishmërisë luftarake të policisë dhe ushtrisë do të thotë se Serbia është e gatshme të reagojë nëse dikush sulmon serbët në Kosovë dhe Metohi, duke shtuar se kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtina, Albin Kurti, me sjelljen e tij tregon se e vetmja gjë që dëshiron është që të mos ketë serb në Kosovë dhe Metohi.”, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Më tej, ajo ka thënë se fillimisht ai u ka hequr të drejtën e votës serbëve në janar më pas ia ka ndaluar hyrjen patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirit.

“Ai filloi me faktin se ia hoqi të drejtën e votës serbëve në janar, derisa ia ndaloi patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Porfirit, të hynte në Republika e Kosovës”, ka thënë Brnabiq.

Kujtojmë se në veriun e Kosovës vazhdojnë të jenë të bllokuara disa rrugë meqë serbët lokal kanë vendosur barrikada.

Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.