
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, në një intervistë me Tv Prva, ka thënë se homologu i saj nga Kosova, Albin Kurti, është provokues dhe se ajo do të vazhdoj ta mbështes presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton Gazeta10.
“Kurti provokon dhe provokon dhe shkon edhe më tutje, edhe më tutje… Dhe atje nuk ka paqe… Të gjitha mendimet e mia sot janë me presidentin Vuçiq”, theksoi Brnabiq dhe se siç tha ajo “qëllimi i Albin Kurtit është të dëbojë serbët nga Kosova”, tha Bërnabiq për TV Prva.
Ajo shtoi se as pas 10 vjetësh nuk është themeluar Asociacioni dhe se Serbia ka nënshkruar një marrëveshje energjetike për të ndihmuar serbët në Kosovë./Gazeta10