
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka thënë se vendi i saj është nën presion më të madh që nga viti 1999, raporton Gazeta10.
Ajo ka thënë se ky presion është më i rëndi ndaj Serbisë.
“Bëhet fjalë për presionet më të mëdha dhe më të rënda ndaj Serbisë deri më tani, që nga viti 1999.
Tutje, ajo ka lavdëruar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të cilin ka thënë se ka mbajtur një fjalim të fuqishëm.
“Kjo është ajo që po ndodh tani.” Sidomos pas prezantimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku mbajti një fjalim krejtësisht të sinqertë, të hapur, jashtëzakonisht të guximshëm dhe ku tha të vërtetën absolute pa emocione të tepruara dhe u fryu në fytyrë të gjitha fuqive të mëdha. Të nesërmen i thashë se nuk do t’i falet kjo”.
Ajo thë se bashkëpunimi dhe marrëveshja me Rusinë është me rëndësi meqë është një vend që nuk e njeh Koosvën.
“Sikur të kishte parë ndonjë nga ata që kritikojnë dhe sulmojnë Serbinë dhe shpallin deklarata kundër vendit tonë, do të kishin parë se, për dallim nga planet e ngjashme, në këtë nuk përmendet as aspekti i sigurisë, as nuk përmendet ndonjë lloj bashkëpunimi ushtarak. ” Kjo është në konsultim me një vend të rëndësishëm që nuk e njeh Kosovën, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, për interesat tona kombëtare”, tha Bërnabiq. / Gazeta10