Gazeta10

Bernardo Silva arrin marrëveshje personale me Barcelonën

Futbollisti portugez, Bernardo Silva, në këtë afat kalimtar mund të kalojë te Barcelona.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Silva ka arritur marrëveshje personale me ekipin katalan.

Barcelona tani duhet të negociojë me Manchester Cityn për transferimin e Silvas dhe shuma e transferimit të futbollistit portugez do të jetë rreth 80 milionë euro.

Por, Barcelona për të nënshkruar me Bernardo Silvan, duhet që së pari ta shesë mesfushorin Frenkie De Jong, i cili po kërkohet nga ekipet angleze si Manchester United dhe Chelsea.

Paga e lartë e mesfushorit holandez paraqet problem të madh për ekipin katalan, të cilët duan ta largojnë atë nga klubi gjatë kësaj vere.

Mesfushori portugez pëlqehet shumë edhe nga trajneri i katalunasve Xavi Hernandez, i cili e dëshiron atë në ekipin e tij.

27-vjeçari ka kontratë me ekipin e Manchester Cityt deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 80 milionë euro.

Stinorin e kaluar, Silva zhvilloi 50 ndeshje me ekipin anglez, prej të cilave ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.

Përveç Silvas, Barcelona para mbylljes së afatit kalimtar do të tentojë edhe transferimin e dyshes së Chelseat, Azpilicuetas dhe Marco Alonsos.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë