
Bernardo Silva me shumë gjasë po kalon edicionin e tij të fundit te skuadra e Manchester Cityt.
Sipas raportimeve të fundit, Silva po e konsideron kalimin në futbollin francez, saktësisht te Paris Saint-Germaini.
Mesfushori portugez pëlqehet shumë nga kryesia e klubit parisien, që tashmë e kanë atë prioritetin kryesor në merkaton e verës.
Klubi parisien pritet të jetë shumë aktiv në afatin kalimtar veror, pasi me shumë gjasë nga klubi do të largohen dy yjet e ekipit, Leo Messi dhe Neymar Junior, teksa në kampin parisien po punojnë që të sjellin emra të ri në skuadër.
28-vjeçari është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2017, ku u transferua nga Monaco për shumën e 50 milionë eurove.
Ai ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2025 dhe vlera e tij në treg është rreth 80 milionë euro.
Mesfushori portugez gjatë verës së kaluar ishte i lidhur me një kalim te Barcelona, por ky transferim dështoi shkaku i problemeve financiare të ekipit katalan.