
Mbrëmë në Stuttgart, Besa Foundation dhe HWK nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në shërbim të kompanive anëtare të të dy organizatave, me fokus të veçantë në rritjen e cilësisë së fuqisë punëtore tek të rinjtë.
Sistemin dual të arsimit, Besa Foundation tashmë e ka transferuar në Kosovë me standarde gjermane, në bashkëpunim me ndërmarrësit kosovarë dhe qeverinë e saj.
Në mbrëmje ishin të pranishëm edhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, këshilltarja e Kryeministrit Albin Kurti, znj. Fellanza Podrimja, Konsulli Handi Berbatovci dhe Kryetari i Odes Ekonomike te Kosoves Lulezim Rafuna.
Tashmë, Besa Foundation është prezente edhe në Baden-Württemberg, duke anëtarësuar kompani të reja, ndërmarrës kosovarë.
Kompanitë Kosovare, tashmë anëtare të Besafoundation janë te implikuara me automatizëm ne te gjitha proceset e mira.
Gjithashtu, është me rëndësi të theksohet se kryetari Seferi potencoi domosdoshmërinë e mbështetjes te mësimit në gjuhën shqipe edhe në Baden-Württemberg, njësoj siç bëhet në Bavari.
Z. Rexhep Nikçi, i cili ishte i pranishëm në këtë ngjarje, do të përkujdeset që arsimi plotesues në gjuhën shqipe të transferohet edhe në Baden-Württemberg sipas modelit të Lapsh Bavari.
**Besa Foundation** tashmë ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë institucione, si: **Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit**,
**Kuvendi i Republikës së Kosovës**,
**Klubi i Prodhuesve të Kosovës**,
**Esnaf**,
**Oda e Hotelerisë dhe Gastronomisë në Prishtinë**,
**Oda e Prizrenit**,
**IHK Schwaben**, dhe tani edhe me
**HWK Stuttgart**.
