Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Besa kërkon titullin kampion në Mitrovicë, Trepça synon barazimin e serisë

Gazeta10
25 May 2023 - 16:16

Trepça e Besa Famgas takohen në ndeshjen e dytë të serisë finale në plejofin e Superligës së Kosovës në hendboll.

 Ndeshja luhet prej orës 20:15 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ndërsa pritet të ketë numër të madh shikuesish.

Trepça kërkon ta barazojë rezultatin në serinë finalen në 1:1, derisa Besa Famgas udhëton për ta siguruar titullin e dhjetë rresht të kampionit.

Ndeshjen e parë të luajtur në Pejë, Besa e fitoi me tri gola dallim. Ndeshja e parë ishte interesante dhe e hapur deri në fund. Edhe sonte pritet ndeshje atraktive dhe me hendboll cilësor.

Ndeshja e parë e luajtur në “Karagaç”, përfundoi me rezultat 30-27 në favor të skuadrës vendase.

Në atë ballafaqim, te Besa Nikola Prce i realizoi 8 gola, ndërsa 6 i kishte Arbios Mushkolaj, teksa në radhët e “Xehtarëve nga 6 gola i shënuan Deniz Terziqi, Sali Maxhera e Lulzim Shabani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.