Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Beshiri: Nuk e di pse jam eliminuar nga gara, s’kanë dhënë arsye 

Gazeta10
13 September 2022 - 22:58

Ramadan Beshiri, aktivist i VV-së në Mitrovicë ka thënë se lajmin që është larguar nga gara për kryetar të degës, e ka marrë në mënyrë verbale. 

Beshiri në Prime Time, ka thënë se nuk i di detajet pse, raporton Gazeta10. 

“Në procesin zgjedhor të zgjedhjeve të brendshme janë formuar dy komisione, KZAQ dhe KZAP. Lajmin ma ka kumtuar në mënyrë verbale Kryetari i KZAQ-së, Alban Uka, i cili më tha se jam i deleguar që në mënyrë verbale t’ua kumtojë vendim dhe nuk kam asnjë detaj tjetër. Nuk ma dha asnjë arsye, duke thënë se ky është vendim i komisionit të përgjithshëm”, ka thënë Beshiri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.