
Besiktas dëshiron të nënshkruajë përsëri me Wout Weghorst por kësaj radhe në formë permanente nga Burnley gjatë merkatos verore.
Wout Weghorst i cili iu bashkua Manchester Unitedit gjatë afatit të janarit pasi e ndërpreu në gjysmë aventurën e tij me Besiktasin, ka pasur një periudhë të keqe me “Djajtë e Kuq” deri më tash.
Por sidoqoftë, klubi turk kanë planifikuar që ta sjellin atë përsëri në klub, ka raportuar mediumi anglez “The Sun”.
Sulmuesi holandez është paraqitur në 21 ndeshje këtë sezon me gjigantët anglez duke kontribuar me 3 gola e 3 asistime. Duke marrë parasysh formën e tij jo të mirë në ‘Old Trafford’, një lëvizje e tij permanente në këtë klub duket e pasigurtë sezonin e ardhshëm.