Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Besnik Tahiri në ShBA kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Gazeta10
13 September 2024 - 11:42

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, gjatë qëndrimit në Huston të Teksasit, ka takuar kryetarin e Kongresit Amerikan, Mike Johnson dhe pesë kongresmenë.

Kështu ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku thuhet se në të gjitha takimet, ai ka theksuar që Kosova po angazhohet në forcimin e miqësisë dhe partneritetit në mes të dy shteteve.

Njëherit, Tahiri ka kërkuar që Kosova të ketë mbështetje për anëtarësim në NATO.

 “Gjatë qëndrimit tim në Huston të Teksasit pata nderin të isha pjesë e një eventi të nivelit të lartë në SHBA dhe të takoj kryetarin e Kongresit Amerikan, z. Mike Johnson dhe pesë Kongresmenë (z. Randy Ëeber, z. Dan Crenshaë, z. Morgan Luttrell, Brian Babin dhe Kevin Brady kryesuesi i Ëays & Means Committee) të cilët i falenderova për mbështetjen që SHBA i dha Kosovës në të gjitha etapat e saj. Theksova se si vend angazhohemi në forcimin e miqësisë dhe partneritetin në mes të dy shtetëve dhe kërkova të kemi mbështetje për anëtarësimin e Kosovës më NATO”, ka shkruar Tahiri.

Po ashtu, Tahiri ka deklaruar se Kosova së bashku me miqtë e saj amerikan, do të vazhdojë të ndërtojë një rrugë drejt prosperitetit, sigurisë dhe suksesit të përbashkët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.