Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Beteja e tretë mes Prishtinës 01 dhe Liqenit përcakton kampionin

Gazeta10
09 June 2023 - 11:15

Prishtina 01 do të jetë nikoqire e Liqenit për ndeshjen e tretë të finales së play-offit në elitën e futsallit në Kosovë.

Kjo ndeshje do të përcaktojë fituesin e këtij edicioni në futsallin e Kosovës.

Ndeshjen e parë mes këtyre ekipeve e fitonte Prishtina 01, gjersa të dytën e fitoi Liqeni, me ç’rast do të luhet edhe ndeshja e tretë, ajo e fundit, e cila përcakton kampionin.

Skuadra që shpallet kampion siguron plasmanin në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Kampioni aktual i Superligës së futsallit në Kosovë është klubi tjetër nga kryqyteti, Prishtina, e cila sezonin e kaluar fitonte trofeun e saj të parë në histori.

Më së shumti herë fitues në futsallin kosovar ka dal skuadra nga Drenasi, Feniksi me 7 trofe në histori të kësaj lige.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.