Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Betimi i kryetarëve në veri, Kërstiq beson që nuk do të këtë incidente

Gazeta10
18 May 2023 - 23:33

Nesër do të bëhet betimi i katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, ku i pari që bënë betimin do të jetë Erden Atiq në Mitrovicën e Veriut.

Në një direkte në “Prime Time”, në Kanal10 gazetari serb Branislav Kerstiq, tha se këto zgjedhje kanë mungesë legjitimiteti.

“Në Mitrovicën e Veriut mund të ndodhë betimi pasiqë ndërtesa ku bëhet betimi është ndërtuar me buxhet të Kosovës, kurse në komunat tjera do të jetë problem”, tha Kërstiq.

Kërstiq tha se është i sigurtë që nuk do të këtë tensione, por që sipas tij kjo është edhe rakordim i Beogradit.

“Ne serbët e shtetit të Kosovës e dijmë që Vuçiq po luan një lojë, kundër interesave të serbëve të Kosovës”, tha ai.

Ai tutje tha se Vuçiq është i shantazhuar nga Amerika dhe kjo është fat i madh për Kosovën.

Kërstiq në fund të lidhjes direkte tha se vitin që vjen Serbia do të njeh pavarësinë e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.