Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Biden: Gabova që deklarova se ishte ‘koha për ta vënë Trumpin në shënjestër’

Gazeta10
16 July 2024 - 12:59

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka thënë se ishte gabim për të që tha se “koha për ta vënë Trumpin në shënjestër”, disa ditë përpara atentatit të së shtunës ndaj rivalit të tij në zgjedhje.

Biden këto komente i bëri në intervistën e tij të parë që nga incidenti, në të cilën ai mbrojti retorikën e tij kundër Donald Trump dhe përmendi pse ishte e rëndësishme.

Presidenti tha për NBC News se fushata e tij kishte për detyrë të komunikonte qartë kërcënimin e një mandati të dytë të Trump, duke shtuar se fjalët e tij nuk ishin ato që duheshin zbutur, shkruan BBC.

Biden tha se ai do të thoshte që demokratët duhet të përqendroheshin më shumë te Trump, politikat e tij dhe deklaratat e rreme që ai bëri gjatë debatit presidencial në fund të muajit të kaluar.

Gjatë gjithë intervistës, Biden e bëri të qartë se nuk do të tërhiqej në garën presidenciale – pavarësisht thirrjeve nga anëtarët e partisë së tij pas performancës së tij të dobët në debat.

“Unë jam i vjetër”, u ankua ai, ndërsa theksoi gjithashtu se është vetëm tre vjet më i madh se Trump. Ai tha se mprehtësia e tij mendore ishte e mirë dhe renditi arritjet e tij si president – por pranoi se po punonte për të riafirmuar para amerikanëve se ai ishte në detyrë.

Ai tha se besonte te votuesit që e mbështetën në masë dërrmuese në zgjedhjet paraprake demokrate. “Unë i dëgjoj ata”.

Presidenti ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur që amerikanët të “ulin tensionin” që nga të shtënat të shtunën, kur Trump u plagos në vesh.

Një pjesëtar i turmës u vra dhe dy të tjerë u plagosën rëndë në sulm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.