Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se Presidenti rus Vladimir Putin ka kryer krime lufte dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare Penale për të lëshuar një urdhër arresti për të ishte i justifikuar.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) të premten ka lëshuar një urdhër arresti për presidentin rus Vladimir Putin.
Gjykata pretendon se ai është përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi.
Me të njëjtat akuza po përballet edhe Maria Alekseyevna Lvova-Belova, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve.
Ai thotë se krimet janë kryer në Ukrainë të paktën nga 24 shkurt 2022 – kur Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë, raporton BCC, përcjell. Gazeta10.
Moska ka mohuar akuzat për krime lufte gjatë pushtimit.
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuarit dhe mund të ushtrojë juridiksion vetëm brenda vendeve që janë nënshkruar në marrëveshjen që krijoi gjykatën.
Rusia nuk është nënshkruese e asaj marrëveshjeje – kështu që nuk ka gjasa që as të ekstradohet. /Gazeta10/