
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi ishte duke punuar dhe ra nga lartësia në vendin e punës.
Sipas raportit policor me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.
“Prishtinë 14.08.2023-20:26. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime vdekjeprurëse pasi që i njëjti duke punuar kishte rënë nga një lartësi dhe kishte pësuar lëndim të rënda trupore. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport policor.