Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bien temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot

Gazeta10
09 September 2024 - 8:31

Mot i ndryshueshëm pritet të mbajë këtë javë në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të ketë rënie të temperaturave.

Sipas institutit, të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen që vende-vende të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.