Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Big Brother VIP Albania ndalon shqiptarët e Kosovës të shohin videot e tyre në YouTube

Gazeta10
19 January 2023 - 15:12

Big Brother VIP Albania është pa dyshim spektakli më i ndjekur i momentit.

Situatat e tensionuara, historitë jetësore e përjashtimet e konkurrentëve nga gara, e kanë bërë këtë spektakël programin më me interes në të gjitha trevat shqiptare.

Por, qytetarët e Kosovës janë duke u përballur me një problem për sa i përket ndjekjes së këtij spektakli, përkatësisht videove në YouTube.

Kjo pasi abonentëve nga shteti i Kosovës nuk po iu lejohet të shohin videot e publikuara nga spektakli në YouTube dhe sajtin e tyre zyrtar.

“Publikuesi nuk e ka vënë këtë video të disponueshme në vendin tuaj”, shfaqet në videot e Big Brother VIP Albania në territorin e Kosovës.

Shteti i Kosovës përndryshe ka shumë problem me qasjen në YouTube te shumë video ndërkombëtare, për shkak se kanalet e huaja nuk shohin interes qarkullimin e klikimeve në Kosovë – për shkak të çmimeve të lira.

Megjithatë, duke parë interesin e madh që Kosova shpreh për të ndjekur spektaklin BBVA, është e çuditshme se si produksioni ka bërë këtë lëshim, duke mos lejuar që videot e tyre të jenë të disponueshme për shqiptarët e Kosovës.

Ndërkohë, platformat nga ku shikuesit e Kosovës mund të ndjekin Big Brother VIP Albania mbeten Facebook, Instagram dhe rrjetet kabllore-satelitore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.