
Big Borther Vip Kosova po rikthehet përsëri, përgatitjet për këtë edicionin të dytë tashmë kanë nisur.
Pas suksesit të madhë të sezonit të parë, fenomeni më i madh në historinë televizive të Kosovës, “Big Brother VIP Kosova” është gati të kthehet me një sezon tjetër emocionues dhe plot surpriza.
Me një start tërheqës, ky format televiziv ka të gjithë elementët për të garantuar spektakël dhe përfshirje të shumë personaliteteve të njohura të skenës publike.
Big Brother VIP Kosova 2 do të vijë me sfida të reja, prova emocionuese, momente tronditëse dhe kamerat e fshehura që do të japin një vëzhgim të afërt të jetës së personazheve të njohura dhe interesante, të cilët të mbyllur brenda shtëpisë do të sjellin jo vetëm argëtim, por edhe reflektim mbi dinamikat dhe sjelljet e individëve të shquar të skenës sonë, raporton Klan Kosova.
BBVK2 do të rikthejë emocionin dhe debatet e forta, ndërsa presim me padurim të shohim se kush do të jetë “mbreti” ose “mbretëresha” e shtëpisë VIP në fund të aventurës.