Gazeta10

BIK iu drejtohet imamëve dhe besimtarëve, përmendin persona me agjenda të dyshimta: “Kujdes”

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) përmes një qarkoreje u ka kërkuar të gjithë imamëve të xhamive të Kosovës t’u kërkohet besimtarëve që të jenë shumë të kujdesshëm se nga kush po informohen dhe të kenë kujdes nga persona joinstitucionalë me agjenda të dyshimta e të dëmshme për fenë dhe kombin.

“Si muslimanë që jemi, kemi obligim fetar që të jemi shumë të kujdesshëm se nga kush po informohemi dhe prej kujt po i marrim njohuritë tona. Bëjmë thirrje që të kemi kujdes edhe nga disa të vetëquajtur imamë, persona jashtinstitucionalë, të cilët nuk kanë as njohuri fetare, e as dinjitet njerëzor e kombëtar, për më tepër kanë agjenda të dyshimta e të dëmshme për fenë tonë të pastër, për vendin dhe kombin tonë”, thuhet ne këtë qarkore, të cilën e ka parë Ekonomia Online.

“Të dashur besimtarë! Në kohën kur bota ballafaqohet me sfida të shumta, lutemi për paqe mes gjithë popujve të botës, pa dallim. Lutemi për ndalje të të gjitha luftërave e konflikteve në botë, dhe njëkohësisht ju bëjmë thirrje gjithë besimtarëve tanë si në vend ashtu edhe në mërgatë që, në këto kohë krizash e sfidash për vendin e botën, të jenë të matur, të kenë kujdes mos të bien pre e provokimeve e nxitjeve, me qëllim që të ruajmë unitetin tonë e të punojmë në të mirë të fesë, vendit e kombit”, thuhet në qarkore.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët