
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka hapur thirrje për grumbullimin e ndihmave të cilat janë paraparë për qytetarët e prekur nga vërshimet.
“Bashkësia Islame e Kosovës u bën thirrje qytetarëve të Kosovës që të ndihmojnë me dhurim të ndihmave të ndryshme materiale për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë, Skenderaj dhe në zonat e tjera të Kosovës”- thuhet në njoftimin e BIK-ut.