Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bilanci i fundit nga Ministria e Shëndetësisë: 28 të lënduar nga protesta në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë dhe protestues

Gazeta10
18 October 2026 - 21:54

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë ditës së sotme në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar:

– 17 efektivë policie

– 1 protestues (i mitur)

– 1 përfaqësuese e medias

– 4 kalimtarë

Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë.

Nga data 13 tetor e në vijim, numri i personave të shtruar në spital dhe që vijojnë të marrin mjekim ka arritur në 14: 5 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 përfaqësuese e medias.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar:

– 2 efektiv policie

– 3 protestues

Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.