Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Billie Eilish e befasuar që njerëzit s’i dinin preferencat e saj seksuale

Gazeta10
05 December 2023 - 15:18

Këngëtarja me famë botërore, Billi Eilish ka konfirmuar se aksidentalisht, në një intervistë me “Variery” në nëntor, ka pohuar se i pëlqejnë femrat, raporton CNN.

Këngëtarja në një intervistë tjetër për “Variery”, ka thënë se nuk po dëshiron “ta bëj të madhe” faktin që tërhiqet fizikisht nga femrat.

E pyetur nga intervistuesi nëse kishte ndër mend “të tregonte publikisht” këtë në artikullin e kopertinës së tyre, i cili u botua në nëntor, Eilish u përgjigj me “jo”. Por ajo ka thënë se po mendonte që kjo gjë ishte e dukshme tashmë.

“Nuk e kuptoja se njerëzit nuk e dinin tashmë. Thjesht nuk besoj në të. Unë mendoj me vete: ‘Pse nuk mund vetëm të lihemi të ekzistojmë’? E kam bërë këtë për një kohë të gjatë, dhe thjesht nuk fola për këtë. Upss!’”, ka thënë këngëtarja.

Ajo ka theksuar se ndjehet mirë pasi tani njerëzit e dinë këtë gjë për të.

“Unë jam për femrat”, ka thënë 21 vjeçja.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.