Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Biseda telefonike Trump-Putin për Ukrainën “po shkon mirë”

Gazeta10
18 March 2025 - 16:18

Zëvendës shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino, postoi një përditësim në rrjetet sociale për bisedën telefonike mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, duke konfirmuar se ajo tanimë është duke u zhvilluar, shkruan The Guardian.

“Po ndodh tani—Presidenti Trump është aktualisht në Zyrën Ovale duke folur me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë që nga ora 10:00 e mëngjesit [sipas kohës lokale]. Thirrja po shkon mirë dhe është duke vazhduar”.

Kjo është hera e dytë që dihet që dy liderët flasin që kur Trump u kthye në detyrë në janar./GE

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.