Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bislimi dhe Hargreaves diskutojnë për takimet e fundit në Bruksel

Gazeta10
02 April 2024 - 20:03

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Kumtesa për media thotë se ata biseduan rreth një morie temash si fuqizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve, mbi procesin e dialogut, përfshirë dy takimet e fundit në Bruksel të mbajtura në nivel të kryenegociatorëve por edhe zhvillimet e fundit të aktualitetit në vend.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për bisedën si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.