Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Bislimi: Elementi më i rëndësishëm është stabiliteti politik

Gazeta10
16 November 2022 - 20:00

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në tryezën e diskutimit me temë “Raporti i Zgjerimit: Çfarë ka në të për Kosovën?”. Pjesë e këtij paneli ishte dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe pjesëmarrës nga shoqëria civile.

Zëvendëskryeministri tha se në situatën e krijuar nga efektet e post-pandemisë e inflacioni dhe kriza energjetike shkaktuar nga lufta në Ukrainë, me rëndësi është aftësia e Qeverisë që të ndërhyjë në momentin e duhur, në mënyrë të targetuar.

“Elementi më i rëndësishëm është stabiliteti politik, i cili ka mundësuar pikërisht adresimin e shpejtë dhe të targetuar mirë të masave të Qeverisë ndaj nevojave të qytetarëve. Prioritetet e qeverisjes sonë, përqendrohen në dy fusha kyçe si drejtësia dhe ekonomia. Për ne është i rëndësishëm rezultati që arrijmë sidomos në këtë drejtim. Ky raport, i potencon dhe reflekton të arriturat e Qeverisë në 12 muajt e fundit. Sidomos për sa i përket zhvillimit ekonomik, shifrat, statistikat, faktet dhe vlerësimet edhe nga Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar e shumë të tjera, riafirmojnë dhe pasqyrojnë këto të arritura”, tha ai.

Bislimi ka folur edhe mbi strategjitë dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria, të cilat janë vlerësuar dhe në Raportin për Vendin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.