Gazeta10

Bislimi fajëson Lajçakun për situatën: E ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka goditur Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke thënë se e ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit dhe se i ka kontribuar moszbatimit të marrëveshjes së Brukselit.

Sipas Bislimit, Lajçak ka qenë personi i parë që ka hequr dorë nga kjo marrëveshje dhe ka kaluar nga marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve në marrëveshje për Asociacion, raporton Express.

“Nuk jemi të interesuar që ajo [marrëveshja] të jetë e vdekur, por të zbatohet. Frika ime është se ka një vetëdijesim në BE që me këtë president serb nuk mund të ketë zbatim të marrëveshjeve, dhe ajo që po bëhet është kontrolli i dëmeve. Kontrolli i dëmit nënkupton që në atë moment kur të konstatohet që marrëveshja ka vdekur, askush të mos drejtojë gishtin nga z. Lajçaku si ndërmjetësus.

Ne mendojmë se Lajçak i ka kontribuar shumë ardhjes në këtë pikë ku jemi, të moszbatimit, me faktin se ai e ka lëshuar rolin e tij si ndërmjetësues dhe të merret me vendimmarrje që është shumë e rrezikshme dhe  gabueshme. Dhe me faktin që ai me mënyrën se si ka parapa hapat tutje, ka qenë personi i parë që ka heq dorë nga marrëveshja e Brukselit, apo kalimit nga një marrëveshje për normalizimit në një marrëveshje për Asociacion, që është shumë e rrezikshme”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka thënë se Kosova ia ka tërhequr në vazhdimësi vërejtjen atij që të kthehet në rolin e ndërmjetësuesit.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej