Gazeta10

Bislimi: Kosova me potencial zhvillimor dhe Qeveri të fokusuar në punësim

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi thotë se Kosova ka potencial të madh zhvillimor, me moshë mesatare të re të popullsisë, cilësi të lartë të demokracisë dhe Qeveri të fokusuar në punësim dhe drejtësi.

Ndër tjera, ai tregon se Kosova është bërë një vend i sigurt për tërheqjen e investimeve strategjike.

Këto e shumëçka tjetër i tha gjatë pjesëmarrjes së tij në “Investment Management Exhibition” të organizuar në Frankfurt, ku zhvilloi takime me investitorë të ndryshëm.

Postimi i plotë:

Gjatë kësaj jave pata mundësinë të marr pjesë në “Investment Management Exhibition” të organizuar në Frankfurt. Zhvilluam takime me investitorë të ndryshëm, me të cilët folëm mbi atë se çfarë Kosova i ofron investitorëve ekzistues dhe potencial.

Vendi ynë ka potencial të madh zhvillimor, me moshë mesatare të re të popullsisë, cilësi të lartë të demokracisë dhe Qeveri të fokusuar në punësim dhe drejtësi. Kosova ofron një mjedis të përshtatshëm për mundësitë e investimit dhe po avancon përmes një agjende ambicioze drejt integrimit evropian.

Performanca dhe imazhi pozitiv i Kosovës, reflektohet dhe në përmirësimin në pozicione, ndër më të lartat ndonjëherë, në renditjet botërore. Ndër hapat e rëndësishëm të ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, është dhe formalizimi i ekonomisë, që ka sjellë rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Gjithashtu, agjenda ambicioze legjislative dhe ndërmarrja e reformave në fushat e politikës industriale, në statusin strategjik të investitorit, krijimin e Gjykatës Komerciale, reformimit të legjislacionit për Zonat Ekonomike dhe poashtu mbi inovacionin, e bëjnë Kosovën një vend të sigurt për tërheqjen e investimeve strategjike.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur