
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, ka shkruar një status, nëpërmjet të cilit ka uruar 7 Marsin, që në albanosferë njihet si Dita e Mësuesit.
Në postimin e tij, dyshi i Qeverisë Kurti ka shkruar se urimi shkon për të gjithë ata mësimdhënës që e kanë shndërruar mësidhënien në mision.
Bislimi nuk ka harruar të përmend edhe mësuesin e tij, Hamit Veselin, për të cilin ai pati fjalë të mëdha.
“Ky urim shkon për mësuesit e dashur, të cilët profesionin e bukur të mësuesisë e kanë shndërruar në mision. Në mesin e tyre padyshim që një vend i veçantë i takon edhe mësuesit tim, të ndjerit Hamit Veseli, për punën e shkëlqyer dhe të palodhshme që ka bërë.”, ka shkruar mes tjerash Bislimi.